
VIDEO/ Tifozët i ankohen për biletat, kapiteni Gjimshiti u premton: Do flas tani!

Fundi i ndeshjes mes Anglisë dhe Shqipërisë u mbyll me ekipin kuqezi që shkoi poshtë tribunës ku ishin rreshtuar mbështetësit më të zjarrtë të tyre.
Në atë tribunë ishin vendosur tifo-grupet që mbështetin zakonisht Shqipërinë prej vitesh, të cilat nuk e kanë reshtur përkrahjen as gjatë ndeshjes me britanikët, por edhe protestën ndaj faktit që FSHF nuk do u rezervojë më bileta.
Këtë pakënaqësi, ata e kanë shprehur publikisht edhe me kapitenin Berat Gjimshiti pas humbjes me Anglinë. Ndërsa ekipi rrinte në fushë, Gjimshiti u afrua poshtë tribunës duke komunikuar me tifozët.
Këta të fundit i shprehën shqetësimin e tyre dhe Gjimshiti u premtoi atyre që do të diskutonte këtë situatë me drejtuesit e FSHF. “Do flas tani!”, tha kapiteni i Kombëtares, para se të duartrokiste tifozët duke i falënderuar për mbështetjen në “Uembli” e të largohej me pjesën tjetër të ekipit.
-
-
Skemë kampionësh 22 mars
22 Mars, 17:45

ide

Koha nuk i dha të drejtë Rama& Berishës, për asgjë deri tani

Katet Rama-Berisha kanë hipotenuzë mashtrimin!

Berishës dhe Ramës kurrizin, aman Bashës...dhëmbët!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128