I lidhur me mafian shqiptare në Ekuador, dënohet me burg biznesmeni italian

Autoritetet italiane kanë dënuar me katër vite burg biznesmenin Colonico P., i cili akuzohet për prodhim, posedim dhe trafikim të instrumenteve të përdorura për falsifikimin e monedhave. Arrestimi i tij u krye në shtator, në një kompleks banimi privat në Samborondón, në provincën Guayas të Ekuadorit.
Sipas mediave të huaja, Colonico P. është nën hetim edhe për lidhje të dyshuara me mafian shqiptare që vepron në Ekuador. Gjatë bastisjes, policia gjeti tufa me kartëmonedha, pasaporta dhe dokumente të falsifikuara, ndërsa prokuroria deklaroi se ai posedonte 394,700 dollarë në para të falsifikuara, të cilat ishin fshehur në një kuti.
Colonico P, ka mohuar akuzat, duke pretenduar se kartëmonedhat ishin vendosur në banesë pak minuta para mbërritjes së policisë dhe se ai po vizitonte një mik.
Megjithatë, sipas prokurorisë, bisedat dhe videot e sekuestruara e lidhin drejtpërdrejt Colonico P. me aktivitetin kriminal. Në to shfaqet një figurë mashkullore që ngjan me të, ndërsa teston monedha të falsifikuara.
Bazuar në provat e paraqitura dhe dëshminë e ekspertëve, gjykata e dënoi Colonico P. me katër vite burgim dhe urdhëroi që ai të kërkojë falje publike.
Autoritetet ekuadoriane kanë ndaluar hyrjen në vend të 1,812 personave gjatë vitit 2025, në kuadër të hetimeve kundër rrjeteve ndërkombëtare të falsifikimit dhe krimit të organizuar.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
