Igli Tare nuk pret zyrtarizimin, nis punën në zyrat e Milanit duke takuar drejtorin e rivalëve në kampionat

26 Maj 2025, 18:30 / SPORT ALFA PRESS

Igli Tare nuk pret zyrtarizimin, nis punën në zyrat e Milanit duke

Igli Tare ka nisur që sot punën e tij te Milani, pa pritur që klubi ta zyrtarizonte në postin e drejtorit sportiv të kuqezinjve. Drejtuesit shqiptar sot në drekë ka shkuar në zyrat e klubit, jo thjesht për të firmosur kontratën e re, por edhe për të filluar takimet e para.

Sipas “Sky Sport”, Tare ka mbërritur në drekë jo vetëm për të nënshkruar kontratën e tij por edhe për të punuar në mënyrë efektive për lëvizje e para të Milanit të ri. Ai raportohet se është takuar në zyrat e klubit me drejtorin sportiv të Romës, Florent Gisolfi, si dhe me menaxherin Xhuzepe Riso, i cili përfaqëson lojtarë të ndryshëm në kampionatin italian.

Në mediat italiane spekulohet se këto diskutime të para të Tares kanë të bëjnë me situatën e dyshes Abraham-Salemakers, që duhet zgjidhur sa më shpejt. Të dy janë dhënë huazim dhe do të diskutohet finalizimi me një transferim përfundimtar apo mbyllja e huazimit, për të coilin ndërmjetës ka qenë pikërisht Riso.

 

Po ndodh...