Inaki Williams zbulon të vërtetën pse dështoi transferimi i vëllait të tij te Barcelona

29 Korrik 2025, 22:43 / SPORT ALFA PRESS

Inaki Williams zbulon të vërtetën pse dështoi transferimi i

Inaki Williams i është rikthyer edhe njëherë tjetër “telenovelës” së verës, ku protagonistë ishin vëllai i tij, Nico Williams dhe Barcelona.

Për të dytën verë rresht, Barcelona tentoi transferimin e Nico Williams, po ashtu si vitin e kaluar edhe këtë vit, mungoi në fund firma. Madje, sulmuesi anësori vendosi të rinovoi me një kontratë afatgjatë me klubin aktual, Athletic Bilbao.

Inaki Williams ka mbrojtur publikisht vëllain e tij, duke sulmuar rrethin e klubit katalanas për mënyrën se si është trajtuar çështja në media.

“Ata donin të ushtronin presion me fushatën e tyre mediatike, i kanë turbulluar shumë gjërat, shumë nga gjërat që u thanë në mediat sociale ose që u publikuan ishin gënjeshtra, vëllai im e kishte vendosur tashmë”, tregon Inaki Williams.

Me këto fjalë, Iñaki la të kuptohej se interesi nga Barcelona nuk ishte aq transparent dhe i vërtetë sa u sërvir nga mediat. Deri tani nuk ka asnjë reagim nga kampi i Barcelonës për këtë deklratë të Inaki Williams.

 

Po ndodh...