“Inter-Barça më e bukura që kam parë”, befason presidenti Ceferin: E parashikova këtë finale

Aleksandër Cerefin ka folur në prag të finales së madhe të Ligës së Kampionëve mes PSG-së dhe Interit. Presidenti i UEFA-s i ka vlerësuar maksimalisht të dyja ekipet që kanë mbërritur deri këtu dhe thotë se e ka parashikuar këtë gjë. Numri një i institucionit europian ka folur edhe për sfidën mes Interit dhe Barçës.
“Ndeshja mes Interit dhe Barcelonës ka qenë më e bukura që kam parë në jetë. Ishte një kombinim i frikshëm i rezultateve. Gjatë ndeshjes, Interi ishte duke fituar 2-0 dhe të gjithë menduan se ndeshja përfundoi. Pastaj sfida u përmbys në favor të katalanasve dhe aty të gjithë thanë se do të kualifikohej Barça. Mendova për suksesin e këtij kompeticioni pas përfundimit të ndeshjes.
Më telefonoi edhe bashkëshortja ime, duke më thënë që nuk e zinte gjumi nga adrenalina e kësaj sfide. Unë e kam parashikuar që më 21 shkurt që Interi dhe PSG-ja do të ishin në finale. Pavarësisht se këta të fundit nuk bënë mirë në fazën e grupeve. Interi ndërkohë ka pësuar vetëm 1 gol në fazën e parë dhe kjo është diçka e jashtëzakonshme. Mbrojtjet janë ato që fitojnë titujt dhe trofetë”, ka thënë Ceferin.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

