Inter Miami njoftim për Messin: Ka pësuar dëmtim. Do shikohet ecuria e rikuperimit të tij
17 Korrik 2024, 10:44 / SPORT

Inter Miami shpjegoi të martën se çfarë lloj lëndimi pësoi Messi në finalen e Copa América, të cilën Argjentina e fitoi kundër Kolumbisë.
“Pas një vlerësimi mjekësor, u konstatua se Messi pësoi një lëndim në ligamentet e kyçit të këmbës së djathtë.
Disponueshmëria e kapitenit do të përcaktohet nga vlerësimet periodike dhe ecuria e rikuperimit të tij”, shpjegoi klubi i MLS-së në një deklaratë.
Pas finales, Messi kishte reaguar tashmë për dëmtimin, duke treguar dëshirën e tij për t’u rikthyer në fushë në të ardhmen e afërt.
Për momentin, Inter Miami zë vendin e dytë në Konferencën Lindore të MLS-së, ku Messi është golashënuesi më i mirë i skuadrës këtë sezon, me 14 gola të shënuar në 15 ndeshje.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

