Ish-futbollisti i njohur italian, Filippo Inzaghi i jep fund beqarisë

24 Qershor 2024, 17:54 / SPORT ALFA PRESS

Ish-futbollisti i njohur italian, Filippo Inzaghi i jep fund beqarisë
Futbollisti i njohur italian, Filippo Inzaghi, i ka dhënë fund beqarisë në moshën 50 vjeçare. Ai ka finalizuar me martesë lidhjen me të dashurën e tij Angela Robusti, e cila është 16 vite më e re.

Çifti prej 7 vitesh janë në një lidhje së bashku, ndërsa kanë edhe dy fëmijë, Edoardos 3-vjeçare dhe Emilias, 1-vjeç.

Ish-futbollisti ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram disa foto nga momenti më i lumtur i jetës së tij.

“Ju jeni gjithçka që kam ëndërruar ndonjëherë”, ka shkruar ai krahas fotove nga ceremonia me bashkëshorten.

Filippo dhe Angela zhvilluan dasmën e tyre në ishullin spanjoll, ndërsa të ftuar ishin familjarët dhe miqtë e tyre, mes të cilëve edhe Christian Vieri, Massimo Oddo, Massimo Ambrosini, Giuseppe Pancaro, Roberto Baronio dhe vëllai i tij Simone Inzaghi, trajneri i Interit.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128