Ish-futbollisti rus i thur elozhe Mirlind Dakut: Ai bën diferencën te Rubin Kazan, mund t’ju prishë gjakun rivalëve

21 Korrik 2025, 00:05 / SPORT ALFA PRESS

Ish-futbollisti rus i thur elozhe Mirlind Dakut: Ai bën diferencën te
Ish-mesfushori i CSKA-së dhe eksperti i televizionit, Aleksandër Grishin, foli  për sezonin e ardhshëm të kampionatit rus.

“Mendoj se të njëjtat ekipe do të luftojnë për kampionatin si sezonin e kaluar. Këto janë gjashtë të parat e kampionatit. Nuk priten zbulime të tjera. Ekipet që ishin në tetë të dytat do të mbeten atje. Vetëm Rubin mund t’ua prishë gjakun favoritëve nëse Mirlind Daku është mirë. Rezultatet e ekipit të Kazanit varen shumë nga Daku”, tha Grishin në transmetimin e kanalit Match TV.

Rubini i Kazanit përfundoi i shtati në sezonin 2024/2025 me 45 pikë në 30 ndeshje, tetë pikë pas Lokomotivës së Moskës, e cila ndodhet në vendin e gjashtë. Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku shënoi 15 gola, duke u bërë golashënuesi i dytë më i mirë i ligës, dhe bëri gjashtë asiste, duke zënë vendin e parë në renditjen përfundimtare të golave dhe pasimeve.

 

Po ndodh...