
Java e 33-të e Superiores do të luhet të dielën dhe të hënën, spikat derbi Tirana-Partizani

4 Prill 2025, 15:18 / SPORT
Java e 33-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet të dielën dhe të hënën.
Gara është bërë tepër interesante në javët e fundit, pasi ekipet po luftojnë për objektivin e mbijetesës dhe për një vend në “Final 4”.
Dy takimet e para të së dielës janë Laçi – Skënderbeu dhe Bylis – Vllaznia, të dyja në orën 15:00.
Po të dielën, në orën 18:00, do të zhvillohet edhe ndeshja Dinamo City – Teuta.
Ditën e hënë janë programuar dy sfidat e fundit të javës. Në orën 17:00, Egnatia do të presë në shtëpi AF Elbasanin.
Ndërsa mbrëmja do të kulmojë me një nga sfidat më të rëndësishme në historinë e futbollit shqiptar; derbin e kryeqytetit, Tirana – Partizani.
Ky takim do të luhet në stadiumin “Arena Kombëtare”, në orën 20:00.
-
Kevin De Bruyne njofton largimin nga Manchester City
4 Prill, 14:58

Pazari Rama-Berisha, përballë Lulzim Bashës!
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128