Juventusi pranon Calciopolin pas 17 vitesh, heq dorë nga proceset gjyqësore
24 Tetor 2023, 16:32 / SPORT

Merr fund pas 17 vitesh çështja e Calciopolit, skandali i Serisë A që u pasua me zbritjen në Serinë B dhe heqjen e dy titujve Juventusit në vitin 2006.
Bardhezinjtë nuk e pranuan asnjëherë fajin dhe kanë ndjekur të gjithë betejat e mundshme gjyqësore, për të rikthyer titujt e humbur me procesin e Calciopolit, por nuk fituan asnjë prej tyre.
Pas 17 vitesh, më 6 tetor të këtij viti, klubi bardhezi firmosi nëpërmjet presidentit Ferrero, vendimin për të tërhequr apelimin në shkallën e fundit të mbetur në sistemin e drejtësisë në Itali, duke pranuar më në fund verdiktin si të pandryshuar.
Në këtë mënyrë merr fund edhe debati mbi çështjen që tronditi futbollin italian në vitin 2006, pasi me tërheqjen e apelimit, duket se bardhezinjtë janë dorëzuar në betejën e tyre për të ndryshuar verdiktet e 17 viteve më parë.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
