
Ka pranuar pagën e Milanit, zbulohen kushtet e Alegrit për t’u ulur në stolin e kuqezinjve

Risitë te Milani janë në rend të ditës. Sipas “SportMediaset”, në fund të sezonit, Serxho Konseisao do të thotë “Lamtumirë!”. Vendimi është marrë dhe do të duhej një mrekulli për të ndryshuar. Pavarësisht një kontrate deri në vitin 2026, ekzistenca e një klauzole lejon divorcin e parakohshëm dhe pa penalitetet.
Te Milani kanë zgjidhur gjithçka edhe për trajnerin e ri. Edhe pse duhet të gjendet fillimisht një drejtor sportiv, kuqezinjtë kanë zgjedhur Masimiliano Alegrin për t’i besuar pankinën. Njohës i Serisë A, fitues i lindur dhe mendësia e duhur për të menaxhuar presionin. Këto tri kritere e kanë ndihmuar të shpartallojë konkurrecën. Ish-tekniku i Juventusit do të mjaftohet me 5 milionë euro në sezon dhe për të marrë “Djallin” i ka dhënë jo edhe një ofertë shumë herë më të majme nga Emiratet e Bashkuara.
MIRATIMI – Në kontaktet e tij të para me drejtuesit kuqezi, Alegri thuhet t’u ketë shpjeguar se, sipas tij, skuadra aktuale nuk ka nevojë për ndryshime të mëdha, por vetëm për disa shtesa të synuara. Ky besim në organikë së bashku me kërkesën e përballueshme ekonomike, ka bërë që në “Casa Milan” të mos kenë më asnjë dyshim.
Për hir të së vëretetës, ende nuk ka diçka zyrtare, megjithatë vendimi është thuajse i marrë. Në javët e fundit, po sipas “SportMediaset”, në klubin milanez janë marrë në konsideratë edhe trajnerë të tjerë, si: Fabregas, De Zerbi dhe Ksavi, por dëshira për dikë me përvojë që tashmë ka fituar në karrierën e tij, ngadhënjeu mbi çdo ide tjetër.
ALEGRI KUQEZI – Alegri zbarkoi te Milani në sezonin 2010-11 dhe fitoi titullin që në sezonin e parë. Po atë vit erdhi edhe Superkupa e Italisë që do të ishin të vetme trofe në tri vite e gjysëm në pankinën kuqezi. Në sezonin e katërt, klubi i shiti lojtarë si Ibra e Tiago Silva dhe skuadra në dispozicion u ridimensonua, çka u pasqyrua edhe në rezultet e atij sezoni që sollën edhe shkarkimin në 13 janar 2014, pas një humbje 4-3 ndaj Sasuolos, një tjetër ekip të cilin e ka drejtuar gjatë karrierës së tij.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128