
Kapiteni Gjimshiti: E njohim shumë mirë Italinë, nuk duhet ta mbivlerësojmë

Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti ka dhënë një intervistë për “Gazzetta Dello Sport”, ku theksoi se e njohin mirë Italinë, kundërshtarin e parë që do të përballen në Europian.
Ndër të tjera ai tha e respektojnë Italinë, por nuk duhet ta mbivlerësojnë. “Kur luan kundër një kombëtareje si Italia nuk është se ke shumë avantazhe në favor, por kur e njeh kundërshtarin të shërben shumë për mënyrën si përballesh në fushë.
Nëse nisemi mirë kundër Italisë, atëherë do të fitonim besim edhe për ndeshjet e radhës, do të mund t’i menaxhonim më mirë ato. Italia sigurisht që është favoritja të shtunën, unë e di sepse e njoh potencialin e atyre që para tre vitesh u shpallën Kampionë të Europës.
Edhe pse pas vitit 2021, Italia ka pasur ulje dhe ngritje. Janë një kundërshar që duhet t’i respektojmë, por jo t’i mbivlerësojmë”, u shpreh Gjimshiti.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128