Kategoria e Parë mbyll sezonin të mërkurën, objektivat e javës së fundit

6 Maj 2024, 19:20 / SPORT ALFA PRESS

Kategoria e Parë mbyll sezonin të mërkurën, objektivat e
Kategoria e Parë do të ulë siparin e këtij sezoni ditën e mërkurë, ku do të luhet java e fundit e kampionatit.

Titulli, Play-Off dhe dy ekipet që bien në Kategorinë e Dytë janë çështje e mbyllur, teksa në javën e fundit do të luftohet mes 4 ekipeve për të shmangur “Play-Out”.

Por jo vetëm për këtë, në javën e fundit të Kategorisë së Parë do të luftohet edhe për një tjetër trofe.  Kështu të mërkurën do të vendoset se kush prej lojtarëve do të jetë golashënuesi i këtij sezoni.

Bedri Greca aktualisht kryeson me 17 gola, ndërsa pas tij me nga 1 gol me pak janë Itodo Peter Mandela i Luzit dhe Jasmin Raboshta. Të 3 lojtarët do të tentojnë që javën e fundit të shënojnë gola për të bërë të tyre trofeun e golashënuesit.

Kujtojmë se Elbasani përballet me Bylisin, ndërsa Luzi dhe Vora sfidojnë njëra-tjetrën. Kështu në këtë duel është një sfidë brenda sfidës mes Mandelas dhe Raboshtas.

 

Po ndodh...

ide