Kërcënimi Ronaldos ....Reagon fuqishëm federata portugeze!

Ylli Futbollit Cristiano Ronaldo kërcënoi se do të largohet nga Katari në momentin kur e kuptoi se nuk do të ishte titullar kundër Zvicrës, ky ishte lajmi i bujshëm i bërë publik nga e përditshmja portugeze Record. Ronaldo nuk e priti mirë zëvendësimin as në ndeshjen kundër Koresë së Jugut, por mes palëve pati një përplasje të fortë në momentin kur trajneri Santos i bëri me dije se do ta niste nga stoli kundër Xhakës dhe Shaqirit.
Ndryshe nga se u fol dhe pretendua nga kjo media, Ronaldo u shfaq në pankinë, shpesh duke buzëqeshur, sigurisht duke tërhequr vëmendjen e mediave. Ky lajm ka bërë që Federata Portugeze të reagojë fuqishëm duke hedhur poshtë çdo pretendim duke i cilësuar spekulime:
“Në asnjë moment kapiteni i përfaqësueses, Cristiano Ronaldo, nuk ka kërcënuar se do të largohet nga Katari. Cristiano shkruan çdo ditë një histori unike në përfaqësuese e cila duhet respektuar. Lojtari me më shumë ndeshje në përfaqësuese po e tregon çdo ditë impenjimin e tij maksimal për të arritur rezultatin më të mirë për Portugalinë në një Kupë Bote”, lexohet ndër të tjera në reagimin e Federatës Portugeze.
-
Kristjan Asllani: Nuk dua të largohem, dëshiroj vetëm Interin
8 Dhjetor, 11:50 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


