Kërkohet pasardhësi i Shehit, Partizani “troket” te klubi i Superiores
Pas largimit të Orges Shehit, Partizani ka nisur punën për gjetjen e një trajneri që do të zëvendësojë durrsakun.
Sipas shtypit të shkruar trajneri i fundit i kontaktuar nga Partizani, është Ivan Gvozdenovic.
Kryeqytetasit nisën bisedimet me teknikun serb, por ky i fundit ishte i qartë, duke thënë se është nën kontratë dhe duhet folur me klubin korçar.
Të gjendur para kësaj situate, drejtuesit e Partizanit kanë vendosur të kontaktojnë me presidentin Ardian Takaj, dhe në rast se gjejnë gjuhën e përbashkët me numrin një të Skënderbeut, atëherë do të firmosin me Ivan Gvozdenovic.
Serbi është në krye të Skënderbeut prej dy vitesh duke i ngjitur bardhekuqtë në Superiore pas rënies në Kategorinë e Parë, ndërsa në sezonin e fundit, i renditi juglindorët në vendin e katërt duke siguruar pjesëmarrjen në “Final Four”.
Nga i buron guximi Edi Ramës që vijon të poshtërojë shqiptarët?!
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128