Kimpembe i ofrohet Atleticos

Risitë e kohëve të fundit tek Paris St Germain kanë detyruar disa lojtarë të mendojnë një tjetër destinacion për të ardhmen .
Një ndër të padëshiruarit është Presnel Kimpembe të cilin sipas ‘ Goal ‘ dhe ‘ Spox ‘ ia kanë ofruar Atleticos .
Në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ llogaritë po bëhen ndryshe sepse Cholo Simeone është në kërkim të një anësori të djathtë dhe drejtuesit e spanjollëve kanë deklaruar se do ta nisin ofensivën në këtë aspekt vetëm në rastin e largimit të Mario Hermosos nga Madridi.
Megjithatë informacionet janë disa dhe një prej tyre e lidh 26 vjeçarin me një të ardhme tek Chelsea, ekip i cili ka humbur Antonio Rudigerin dhe Andreas Christensen , respektivisht tek Real Madridi dhe Barcelona.
Të qënit titullar tek ‘’ Les Pariziens ‘’ nënkupton një lloj vështirësie për ta larguar kaq lehtë Presnel Kimpemben dhe një aryse më tepër është se i mbeten edhe dy vite kontratë me kampionët e Ligue 1 .
Spanjollët s’do ta kenë të shtruar rrugën për franko- kongolezin sepse edhe Manchester United me Juventusin janë pas dere dhe do të mundohen të përfitojnë nga ndonjë gabim i mundshëm i ‘’ Los Colchoneros ‘’.
Destinacionet konsiderohen ideale por fakti se janë ekipe elite sigurisht imponon një analizë të detajuar për të evituar pendesat e mundshme në vijimësi .
Atletico Madridi gjithsesi mbetet një ekip për tu respektuar dhe dëshirohet nga shumë lojtarë por s’duhen anashkaluar ‘’ Blutë e Londrës ‘’, Juventusi apo ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ , të cilët mund të befasojnë në çdo moment dhe të firmosin me anësorin .
-
-
Rama: Harta gjyqësore është ajo dhe nuk ndryshon
1 Korrik, 13:42
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


