Kompletohet Seria A për sezonin e ri, zbulohet edhe skuadra e fundit që siguroi pjesëmarrjen në elitën e futbollit italian
1 Qershor 2025, 23:42 / SPORT

Kremoneze është skuadra e fundit që ka siguruar ngjitjen në Serinë A italiane, duke plotësuar kështu tablonë me 20 skuadra që sezonin e ardhshëm do të militojnë në elitën e futbollit.
Kremoneze mposhti Specian me rezultatin 2 me 3 në finalen e kthimit të “Play Off”, duke shoqëruar kështu Sasuolon dhe Pizën që siguruan ngjitjen direkt. Dueli i parë i “Play Off”-it mes Kremonezes dhe Specias u mbyll në barazim 0 me 0, teksa festa mbrëmjen e sotme ishte e gjitha për miqtë.
Kësisoj, Kremoneze, rikthehet në Serinë A, pas një mungese 2-vjeçare. Dopieta e De Lukës dhe goli i Collocolo, i siguruan këtë triumf skuadrës së Stropës. Ndërkohë, Monza, Venecia dhe Empoli zbritën një kategori më mposhtë.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




