Kosova "shuplakë" Armenisë në “Fadil Vokrri”

Kosova ka dhuruar spektakël para tifozëve të saj në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke regjistruar një fitore të thellë 5-2 ndaj Armenisë në një ndeshje miqësore që shërbeu si test i rëndësishëm për sfidat e ardhshme ndërkombëtare.
Takimi nisi me disavantazh për “dardanët”, pasi një autogol i Ermal Saipit në minutën e 8-të kaloi armenët në avantazh. Megjithatë, reagimi i Kosovës nuk mungoi, me Lumbardh Dellovën që shënoi në minutën e 23-të dhe vendosi baraspeshën. Armenia riktheu epërsinë me golin e Spertsyan në minutën e 29-të, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh 2-1.
Në pjesën e dytë, Kosova u rikthye në lojë me më shumë energji dhe vendosmëri. Mërgim Vojvoda realizoi saktë nga pika e bardhë në minutën e 61-të, duke barazuar shifrat në 2-2. Më pas, doli në skenë Blend Baftiu Emërllahu me një gol të bukur, për të kaluar për herë të parë në epërsi Kosovën në minutën e 90-të. Kulmi i festës erdhi me dopietën e sulmuesit Albion Rrahmani në minutat 90’ dhe 90+3’, që vulosi rezultatin përfundimtar 5-2.
Ndeshja u drejtua nga arbitri shqiptar Juxhin Xhaja, i cili akordoi një penallti në favor të Kosovës në pjesën e dytë.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





