
Kreu i La Liga-s: Duam që Manchester City të dënohet, ka shkelur rregullat

Sikur të mos mjaftonte hetimi në Premier League, pasi dyshohet se ka shkelur 115 rregulla financiare, për Manchester City-n ka një akuzë të re, këtë herë nga Javier Tebas.
Kreu i La Liga-s ka e raportuar Manchester City-n në Komisionin Evropian për mashtrim financiar dhe konkurrencë të pandershme dhe kërkon dënimin e “Qytetarëve”.
“Ajo që më shqetëson më shumë janë kompanitë që janë jashtë City Football Group, aty ku shkojnë në fakt shpenzimet e City-t. E gjitha që ata e bëjnë është mënyra se si t’i ikin ligjeve dhe rregullave. Ne e kemi informuar Komisionin Europian për këtë gjë me fakte dhe numra. Rasti është ende në hetim, ndaj dhe s’kemi marrë përgjigje.
Kur City Football Group e bleu Girona-n, i dërgoi menjëherë pesë lojtarë në huazim. I kemi parë vlerat e tyre dhe i kemi llogaritur, dhe dolëm në përfundim që në realitet ishin 40 herë më të mëdha sesa kishte raportuar Man City”, tha Tebas në një intervistë të fundit për Marca-n.

ide

Nëse Amerika mbyll SPAK-un, kush përfiton më shumë, PS apo PD?

A mund të përmirësohet SPAK nga klasa jonë politike?

Inteligjenca Artificiale - Një Univers Dystopik
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128