Kritika ndaj Asllanit dhe Taremit/ Iraniani në merkato, për shqiptarin Interi është në dilemë

Derbi i fundi sezonal i “Madoninës” do të jetë takimi i fundit për Mehdi Taremin, i cili mbrëmjen e kaluar duket se kishte shansin e fundit për të treguar nëse vlen apo jo për standardet e Interit.
Sulmuesi zhvilloi një ndeshje nën nivel dhe për këtë motiv thuhet se klubi zikaltër e nxjerr në merkato. Tjetër histori thuhet për Kristjan Asllanin.
E ardhmja e shqiptarit është një rebus pasi raportimet nga Italia rrëfejnë histori të ndryshme.
“La Gazzetta dello Sport” ka bërë me dije se Asllani nuk konsiderohet më si një lojtar me potencial në klubin zikaltër dhe se gjatë verës do të jetë në merkato. Ndërsa sipas “SKY Italia” e ardhmja e shqiptarit nuk është vendosur ende.
Drejtuesit zikaltër mendojnë se Asllani mund të përmirësohet nëse ka në dispozicion minuta të konsiderueshme loje dhe për këtë arsye po konsiderojnë që ta huazojnë në një tjetër klub gjatë verës.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


