Lajme flash

Kualifikueset e Botërorit/ Anglia nuk e llogarit Letoninë, vendos diktatin në grup

25 Mars 2025, 00:02 / SPORT ALFA PRESS

Kualifikueset e Botërorit/ Anglia nuk e llogarit Letoninë, vendos

Kanë përfunduar ndeshjet e sotme kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Në Grupin K, Shqipëria fitoi 3-0 ndaj Andorrës, ku vendosën dy golat e shpejtë të Rei Manaj në minutat 9′ dhe 19′ dhe Uzuni në fund.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Anglia fitoi në “Wembley” 3-0 ndaj Letonisë. Serinë e golave e hapi Reece James me një goditje të shkëlqyer dënimi në minutën e 38-të.

Në pjesën e dytë, anglezët shënuan dhe dy herë të tjerë, me të zakonshmin Harry Kane 68′ dhe Eberechi Eze 76′. Pas fitores ndaj kuqezinjve tanë, anglezët shkojnë kështu në kuotën e 6 pikëve duke marrë kontrollin e grupit.

Në Grupin H, Bosnja fitoi në shtëpi 2-1 ndaj Qipros, ndërsa në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Rumania fitoi në transfertë 1-5 ndaj San Marinos.

Në Grupin G, Polonia fitoi 2-0 në fushën e saj ndaj Maltës, me dy golat e shënuar nga Swiderski. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, të luajtur në orën 18:00, Lituania dhe Finlanda u ndanë në barazim 2-2.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128