Kukësi nis të shpërbëhet, largohen 5 futbollistë

20 Maj 2024, 16:14 / SPORT ALFA PRESS

Kukësi nis të shpërbëhet, largohen 5 futbollistë
Zbritja në Kategorinë e Parë e Kukësit duket se do të ndryshojë jo pak skuadrën për edicionin e ri futbollistik.

Fillimisht u mendua se drejtuesit do të bënin të pamundurën për të mbajtur boshtin e sezonit të kaluar, por mesa duket kjo pistë ka rënë shumë shpejt dhe blutë do të duhet ta rinisin thuajse nga e para.

Pas largimit të dy portierëve, Angelo Tafas dhe Kristian Rrokut, kanë pasuar edhe të tjerë.

Mësohet se kanë mbyllur bashkëpunimin me klubin blu edhe mesfushori Kleandro Lleshi, i cili e njoftoi largimin nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Gjithashtu, lojtarë të tjerë që i ka mbaruar kontrata janë të ikur, siç janë rastet e Melos Zenunaj dhe Franci Lalës.

Ky i fundit njoftoi largimin zyrtarisht në rrjetet sociale. Në këtë listë me shumë gjasa është edhe sulmuesi moldav, Nikolai Solodovnikov, si edhe dy qendërmbrojtësit, Vasil Zhongo dhe Franko Lamçe.

Ndërkohë në ditët në vijim, te klubi verilindor priten të konfirmohen të tjera largime.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128