Kur Beckenbauer kontrollohej në Rinas mos ishte i infektuar dhe vërdallisej nëpër Tiranë!

8 Janar 2024, 23:00 / SPORT ALFA PRESS

Kur Beckenbauer kontrollohej në Rinas mos ishte i infektuar dhe

Është ndarë sot nga jeta legjenda e Gjermanisë, Franz Beckenbauer.

Ikona e Bayern Munichut dhe Gjermanisë, Franz Beckenbauer, ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë në moshën 78-vjeçare, konfirmoi familja e tij.

Franz Beckenbauer dy ditë pasi fitoi Topin e Artë, erdhi në Tiranë. Lojtarët gjermanë me të zbritur në Rinas iu nënshtruan në atë kohë rregullave strikte pasi qarkullonte një epidemi dhe Shqipëria ishte e izoluar, çka do të thoshte se ruhej nga të huajt që një e tillë të mos përhapej.

Në një foto historike Franc Beckenbauer shfaqet në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit', teksa në atë vit Gjermania Perëndimore luajti kundër Shqipërisë në ish-stadiumin Qemal Stafa (sot Air Albania), ndeshje a cila u mbyll me fitoren e gjermanëve, me rezultatin 0-1. Golin e fitores për gjermanët e realizoi legjenda Gerd Myler. Një vit më vonë Gjermania u shpall kampione e Europës, në ‘72 dhe mbrojti titullin në '76 si dhe u shpall edhe kampion Bote në vitin 1974.

Kur Beckenbauer kontrollohej në Rinas mos ishte i infektuar dhe

Ishte viti 1971, kur Kombëtarja Gjermane e Futbollit shkeli për herë të dytë në tokën shqiptare si pasojë e shortit që e vendosi atë brenda një harku të shkurtër kohor, sërish përballë të njejtës skuadër e që do duhej konsumuar sërish brenda eliminatoreve të së njejtit kompeticion, Kampionatit Europian “BELGJIKË– 1972“.

Një ikonë, ish-qendërmbrojtësi fitoi Kupën e Botës si lojtar dhe si trajner, duke ngritur trofeun në vitin 1974 kur ishte kapiten i Gjermanisë Perëndimore dhe në 1990 si trajner i vendit të tij.

Kur Beckenbauer kontrollohej në Rinas mos ishte i infektuar dhe

Ai është një nga tre lojtarët e vetëm që ka fituar Kupën e Botës si lojtar dhe si trajner. Mario Zagallo i Brazilit dhe Didier Deschamps i Francës gjithashtu e kanë arritur këtë sukses.

Beckenbauer e nisi karrierën si mesfushor, por bëri emër si qendërmbrojtës dhe ishte ndoshta një nga mbrojtësit më të mirë në histori.

Përveç Gjermanisë, ish-ylli i Bayern Munichut fitoi tre herë Kupën e Evropës me gjigantët bavarez.

Kur Beckenbauer kontrollohej në Rinas mos ishte i infektuar dhe

Ai luftoi me probleme të rënda shëndetësore vitet e fundit, duke u përballur me një problem të zemrës, një infraksion të syrit dhe vuante nga Parkinson.

Beckenbauer drejtoi Bayernin dhe ishte drejtor sportiv në Marsejë, pas qëndrimit të tij gjashtëvjeçar me Gjermaninë.

Gjatë një karriere të lavdishme si lojtar, ai gjithashtu luajti për New York Cosmos dhe Hamburg.

Kur Beckenbauer kontrollohej në Rinas mos ishte i infektuar dhe

 

Po ndodh...