U vra në një pritë/ Kush ishte Vittorio Boiocchi, kreu i ultrasve të Interit
Vittorio Boiocchi , i qëlluar për vdekje pranë shtëpisë së tij mbrëmë, nuk ishte vetëm kapo i ultrasve të Interit (e zbrazur dje në interval në shenjë respekti). 69 vite, nga të cilat rreth 30 i ka kaluar në burg, pasi ndaj tij janë shqiptuar dhjetë dënime të formës së prerë për krime me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës , organizatë kriminale, mbajtjen pa leje të armëve, si dhe për grabitje, rrëmbim dhe vjedhje.
Ai kaloi mbi 26 vjet në burg , nga viti 1992 deri në 2018: hera e fundit që u arrestua në vitin 2021 nga policia milaneze e cila tani po heton vrasjen e tij.
Policia, e kishte arrestuar në vitin 2021 pasi i kishte gjetur në makinë, një armë, një thikë, pranga, sinjalizues të Guardia di Finanza-s dhe një paralizues, të gjitha materialet që rezultuan të ishin pajisje për kryerjen e grabitjeve. Në botën e ultrasve të Interit, figura e Boiocchi-t ka qenë gjithmonë e respektuar. Në vitin 2019, pas rreth 26 vitesh burg, ai u rikthye në stadium dhe ultrasit i kishin kushtuar një kor. Një nderim që një mik i tij i vjetër, Franchino Caravita,e kishte konsideruar një fyerje, deri në atë pikë sa përballja mes të dyve kishte përfunduar me grushte. Dukej fillimi i një ndarjeje dhe përkundrazi të dy kishin qetësuar shpejt njerëzit e fansave duke postuar një foto së bashku nga shtrati i spitalit të Boiocchi, ndërkohë që vuante nga një atak në zemër.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
