Ky është i vetmi klub që mbetet i pamposhtur në top 5 ligat e Evropës

2 Nëntor 2022, 10:27 / SPORT ALFA PRESS

Ky është i vetmi klub që mbetet i pamposhtur në top 5 ligat

Vetëm një klub nuk ka pësuar ende asnjë humbje në pesë ligat më të forta të futbollit në Europë dhe ai është PSG. Më parë, Napoli ishte në mesin e të pamposhturve, por në ndeshjen finale të javës së fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, skuadra e Luciano Spallettit u mposht nga Liverpool me rezultat 2:0.

PSG ka 15 fitore dhe katër barazime në 19 ndeshje këtë sezon.

Të mërkurën, më 2 nëntor, ekipi i Christophe Galtier do të takohet me Juventus në javën e 6 të fazës së grupeve të Champions League.

 

Po ndodh...