
La Liga/ Refuzohet apeli, Osasuna do të luajë dy ndeshje brenda 24 orëve

20 Mars 2025, 16:58 / SPORT
Barcelona dhe Osasuna do të zbresin në fushë, më 27 mars në orën 21:00. Apeli i dy klubeve për ndryshimin e kësaj date është refuzuar.
Barcelonës do t’i mungojnë dy lojtarë, për shkak të angazhimit me shtetet. Bëhet fjalë për Rafinjën dhe Arauhon.
Është e pabesueshme në anën tjetër, situata për Osasunën. Këto të fundit do të luajnë dy ndeshje brenda 24 orëve. Kjo pasi një tjetër transfertë, ajo me Athletic Bilbaon, është programuar për datën 28 mars.
Një situatë e pazakontë, që u krijua nga sfida e prapambetur për javën e 27-të të kampionatit spanjoll. Gjithçka ishte programuar për t’u luajtur me 8 mars, por u shty për shkak se ndërroi jetë mjeku i skuadrës katalanase.

ide

Bindja absolute dhe jeta e përjetshme!
Nga Erl Kodra

Europa, gropa dhe shpëtimtari!
Nga Armir Shkurti

Sikur të kishim nja shtatë a tetë si Kreshnik Spahiu!
Nga Edison Ypi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128