Liga e Kombeve/ Greqia mund Anglinë në “Wembley”, Italia dhe Belgjika ndahen në paqe

Mbrëmjen e sotme janë luajtur plot 8 ndeshje të vlefshme për raundin e 3-të të Ligës së kombeve.
Në Ligën A, Italia ka barazuar përballë Belgjikës me rezultatin 2-2, edhe pse italianët ishin në avantazh 2-0 si fillim.
Si fillim ishte Cambiaso që shënoi në sekondat e para të sfidës, ndërsa për golin e dytë mendoi Retegui, ndërsa golin për belgët e shënoi De Cuyper.
Vlen të përmendet që prej minutës së 38-të Italia po luan me 10 lojtarë, pasi Pellegrini u ndëshkua me karton të kuq. Me nisjen e pjesës së dytë Belgjika u bë më kërkuese duke gjetur barazimin me Trossard.
Po në këtë Ligë, Franca fitoi 4-1 kundër Izraelit me golat e Camavinga dhe Nkunku, Guendouzi dhe Barcola.
Në Ligën B, Anglia u mposht në mënyrë surprizuese nga Greqia me rezultatin 1-2. Golat për grekët u shënuan nga Pavlidis, ndërsa për “3 Luanët” rrugën e rrjetës e gjeti Jude Bellingham.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


