Liga e Konferencës/ Zhgënjen Partizani, vetëm barazim përballë modestëve maltezë

11 Korrik 2024, 23:04 / SPORT ALFA PRESS

Liga e Konferencës/ Zhgënjen Partizani, vetëm barazim
Partizani nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në “Elbasan Arena” në duelin ndaj matezëve të Marsaxlokk të vlefshëm për raundin e parë të Ligës së Konferencës.

Edhe pse “Demat e Kuq”, ishin favoritë absolutë në letër për ta fituar këtë duel, nuk arritën të triumfonin. 

Murataj gjeti i pari rrugën e rrjetës në minutën e 2-të, ndërkohë që Juri vendosi baraspeshën në minutën e 15-të.  

Fragmenti i dytë i lojës nuk prodhoi gola. Edhe rastet e rrezikshme të Partizanit në këtë pjesë ishin me pikatore.

Gjithçka ngelet e hapur në sfidën e kthimit pas 1 jave, për sa i përket kualifikimit, që për “Demat e Kuq” është një detyrim.

Po ndodh...