Liverpool në sulm për Brozovic

Pavarësisht rinovimit të kontratës me Interin , për Marcelo Brozovic nuk kanë munguar pretendentët as në këtë merkato verore .
Liverpooli po has probleme me Thiago Alcantaran dhe Jurgen Klopp ka menduar për kroatin .
Në ‘’ Anfield Road ‘’ është menduar një ofertë për dy sezone plus një tjetër për 29 vjeçarin i cili është konsideruar një ndër më të mirët e zikaltërve në vitet e fundit.
Ky fakt e ka rritur automatikisht vlerën e Marcelo Brozovic në merkato dhe interesi i Liverpoolit i jep shansin italianëve për të fuqizuar arkat me shitjen e mundshme të ishi-t të Dinamo Zagrebit.
Mirëpo Liverpooli nuk është i vetëm në këtë garë pasi edhe Manchester United dhe Paris St Germain e vlerësojnë lojtarin nga Zagrebi i cili duhet të vendosë në ditët e mbetura të merkatos sepse pretendentët janë nga më cilësorët në qarkullim dhe me kualitetin e tij mund të triumfojë në çdo ekip.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

