Liverpool përmbys Milanin në Champions, Reali shmang surprizën ndaj Stuttgart

17 Shtator 2024, 23:07 / SPORT ALFA PRESS

Liverpool përmbys Milanin në Champions, Reali shmang surprizën

Liverpool ka dalë fitues në “klasiken” e Evropës, përballë Milanit, duke i mundur këta të fundit, me përmbysje 3-1, në “San Siro”.

Goli i parë i sfidës erdhi në minutën e 3’-të me “fantazistin” amerikan, Christian Pulisic, që gjeti shpejt rrugën e rrjetës, mirëpo golat e Ibrahima Konate e Virgil van Dijk përmbysën gjithçka brenda pjesës së parë.

Ndërkaq, rezultati 1-3 u “vulos” në minutën e 67’-të, me yllin hungarez, Dominik Szoboszlai që dërgoi në rrjetë një pasim perfekt të Gakpo, duke arritur triumfin e dytë të madh, të teknikut Arne Slot, pas atij ndaj Manchester United.

Kampionët në fuqi, Real Madrid e nisën këtë edicion të kompeticionit më të rëndësishëm me fitore. Los Blancos kaluan 2-1 Stuttgart (Mbappe, Rudiger/ Undav). Në ndeshjen tjetër, Sportingu triumfoi 2-0 me Lille.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128