Lojtari i Rumanisë: Ndaj Kosovës pres ndeshje pa incidente, shpresojmë te një rezultat pozitiv
11 Nëntor 2024, 22:31 / SPORT

Rumania do të përballet me Kosovën pas pak ditësh, në ndeshjen e Nations League. Lojtari i rumunëve, Razvan Marin, në një intervistë të dhënë tha se pret që në këtë takim të mos ketë probleme, si në rastet e kaluara, ku nuk munguan incidente me flamuj provokues.
“Të premten me Kosovën shpresojmë të jenë 50 mijë tifozë. Na vjen mirë që janë me ne, shpresoj t’i kënaqim me një rezultat pozitiv në fund, shpresoj të mos ketë probleme dhe të luajmë në fushë.
“Tashmë janë ndarë mesazhe të caktuara që të jemi të qetë dhe të mos ketë probleme. Me siguri që edhe tifozët tanë do të fishkëllojnë himnin e tyre, ne ende shpresojmë që nuk do ta bëjnë, por do të shohim”- tha ai.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





