
Lukman drejt largimit nga Atalanta, Gasperini mendon ta zëvendësojë me sulmuesin shqiptar

Kristian Shpendit, një sulmues i lindur në vitin 2003 shihet si një nga lojtarët me prespektivë dhe interesantë në futbollin italian. Me një nisje brilante të sezonit në Serinë B, djaloshi “bomber” ka tërhequr vëmendjen e skuadrave të ndryshme në Serinë A, mes tyre edhe të Atalantës.
Kështu të paktën raportojnë mediat pranë klubit italian. Bergamasët gjithmonë kanë ndjekur lojtarët e rinj dhe Shpendin po e monitorojnë nga afër, duke e vlerësuar si një investim të mundshëm për të ardhmen. Në anën tjetër Lukman shikohet drejt largimit, pas krisjes me trajnerin Gasperini. Kështu alternativa të mundshme po shikohen brenda Italisë.
Çezena po shijon një Kristian Shpendi në formë të shkëlqyer këtë sezon, me 10 gola të shënuar dhe i aftë për të tërhequr skuadrën me golat dhe paraqitjet e tij. Menaxheri teknik i Çezenës Masimo Agostini ka vlerësuar sulmuesin shqiptar, duke theksuar cilësitë e tij si një punëtor i palodhur:
“Kristian ka një etikë pune dhe një rritje të përshpejtuar. Ai e ka golin në gjak dhe është një djalë që me kalimin e kohës mund të bëjë gjëra të mëdha në futboll.
Ndër klubet e interesuara të Serisë A, Atalanta duket e përshtatshme për Shpendin. Filozofia bergamaske, e bazuar në rritjen e talenteve të rinj dhe integrimin gradual të tyre në ekipin e parë. Me prirjen gjithmonë për të identifikuar lojtarë të gatshëm për të bërë kapërcimin nga kategoria e dytë, interesimi për Shpendin nuk është befasues.
Aftësia e sulmuesit të ri për të lëvizur midis linjave dhe për të qenë vendimtar para portës përshtatet mirë me sistemin sulmues të Atalantës, të cilët kërkojnë sulmues të gjithanshëm dhe të aftë për t’u përshtatur në module të ndryshme. Profili i Shpendit pasqyron në mënyrë të përkryer kriteret e Atalantës: i ri, i talentuar dhe me shumë hapësirë për përmirësim.

Fundi i një Lideri të fortë edhe njëkohësisht të dobët, si rasti Rama!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128