'Magjia e Muçit', UEFA i thur elozhe talentit kuqezi

8 Dhjetor 2023, 12:52 / SPORT ALFA PRESS

'Magjia e Muçit', UEFA i thur elozhe talentit kuqezi

Sulmuesi anësor i kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, po kalon një superformë me skuadrën e tij të Legias në Poloni.

Muçi deri tani ka shënuar plot 9 gola e 2 asiste në 29 ndeshje.

Sulmuesi i Kombëtares ka tundur plot 5 herë rrjetën në rrugëtimin e Legias në Conference League këtë sezon, 3 në grupe përballë Aston Villas.

Golat e Muçit në Conference League kanë tërhequr sërish vëmendjen e UEFA-s, e cila ka postuar golin e sulmuesit kuqezi ku shkruan:"Muçi magjik". Supergol i 22-vjeçarit që është një shënjestër për shumë klube europiane në merkaton e janarit.

 

Po ndodh...