Mancini ‘sqaron’ një herë e mirë thashethemet: Nuk kam pasur kurrë ndërhyrje tek Arabia Saudite

26 Dhjetor 2024, 18:16 / SPORT ALFA PRESS

Mancini ‘sqaron’ një herë e mirë thashethemet: Nuk

Roberto Mancini vazhdon të jetë në qendër të polemikave.

Pas triumfit në Kampionatin Evropian me Kombëtaren Italiane në vitin 2021, një largimi të bujshëm për shkak të disa mosmarrëveshjeve me presidentin e FIGC, Gabriele Gravina, dhe zgjedhjes së kritikuar nga shumë për t'u larguar nga Evropa për t'u bërë trajneri i Arabisë Saudite, trajneri 60-vjeçar ka kaluar një periudhë të trazuar, duke përfshirë shkarkimin e diskutueshëm dhe me shifra të mëdha financiare.

Për të sqaruar situatën e divorcit me Kombëtaren e Gjelbër, ka folur vetë Mancini.

"Kombëtarja saudite ka marrë pjesë 6 herë në Kupën e Botës, ka arritur 6 herë në finale të Kupës së Azisë dhe ka fituar 3 herë Kupën e Azisë.

Disa media duhet të përqendrohen në ekipet e tyre dhe të ndalojnë përhapjen e thashethemeve për mua dhe Kombëtaren Saudite.

Dua ta them këtë për herë të fundit: gjatë karrierës sime nuk ka pasur kurrë asnjë ndërhyrje në përzgjedhjen e lojtarëve, dhe jam i kënaqur me përvojën dhe punën time në Arabinë Saudite," u shpreh ish-trajneri i Kombëtares Italiane në profilin e tij zyrtar në X.

Kujtimi për emërimin trajner i Italisë

"E mbaj mend atë moment shumë mirë, nuk mund ta besoja. Për një trajner, të bëhesh trajner i Italisë është ëndrra më e madhe.

Po bëhej realitet. Nuk e fsheh që, megjithëse kisha shumë përvojë në stola të rëndësishëm, ideja për të veshur atë fanellë blu, jo si lojtar por si trajner, më bëri pak të më dridheshin këmbët," deklaroi ai në fund të nëntorit në një intervistë për ‘Il Giornale’.

 

 

Po ndodh...