Maqedoni e Veriut, Shkëndija merr kreun 3 javë nga fundi i kampionatit

1 Maj 2024, 20:35 / SPORT ALFA PRESS

Maqedoni e Veriut, Shkëndija merr kreun 3 javë nga fundi i kampionatit
Shkëndija e Tetovës merr kreun e klasifikimit në Maqedoninë e Veriut, duke përfituar nga disfatat e Shkupit dhe Strugës.

Tetovarët realizuan një përmbysje të çmendur pasi po humbisnin me shifrat 0-2 deri në minutën e 77 ndeshjen ndaj Brera Strumica.

Por, në këtë minutë nisi edhe përmbysja e madhe me kuqezinjtë që realizuan tre gola të shpejtë me anë të Ademit, Cakes dhe në limite me Aganspahic.

Një trepikësh që ngjit Shkëndijen në vendin e parë me 58 pikë, po aq sa edhe Struga me Shkupin.

Siç e përmendëm më parë, nuk ishte një javë e mbarë për Shkupin dhe Strugën që u mposhtën respektivisht nga Gostivari dhe Tikves.

Shkupi u mposht me shifrat 2-0, ndërsa Struga 3-2, me të dyja skuadrat shqiptare që tashmë mbeten në kuotën e 58 pikëve kur kanë mbetur edhe tre ndeshje nga fundi i kampionatit.

Si Shkupi, ashtu edhe Struga do të përballet me Shkëndijen në sfidat që me siguri do të përcaktojnë edhe fituesin në fund.

Klasifikimi:

Maqedoni e Veriut, Shkëndija merr kreun 3 javë nga fundi i kampionatit

 

Po ndodh...