Maratona e notit në Senë, holandezja Van Rouwendaal fiton medaljen e artë

Sharon van Rouwendaal medaljen e dytë të artë olimpike për femra në maratonë 10 km teksa “rrëmbeu” fitoren nga rivalja australiane Moesha Johnson në garën e gjatë përmes lumit Sena.
30-vjeçarja Van Rouwendaal tani është konfirmuar si një nga më të suksesshmet e vendit, pasi ka marrë medalje në tre Lojëra Olimpike radhazi pasi kampionja e vitit 2016 fitoi medaljen e argjendtë në Tokio, duke e shndërruar atë në notaren me rezultatet më të mira në Lojërat Olimpike.
Notarja përshkruajti distancën e 10 kilometrave në dy orë, tre minuta dhe 34.2 sekonda, 5.5 sekonda përpara Johnson. Ginevra
Taddeucci fitoi medaljen e bronztë për Italinë, pasi regjistroi kohën 2 orë 3 minuta e 42 sekonda.
Këto ditë është përfolur shumë për cilësinë e ujit Sena, ka shumë pakënaqësi nga sportistë të ndryshëm, teksa disa prej tyre kanë refuzuar të garojnë nga frika e infektimit.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

