Mario Balotelli: Futbolli është një botë e rreme, Messin dhe Ronaldon nuk i kam zili për asgjë

27 Maj 2025, 12:18 / SPORT ALFA PRESS

Mario Balotelli: Futbolli është një botë e rreme, Messin dhe

Mario Balotelli do të jetë një nga të ftuarit e radhës në emisionin “Belve”, i drejtuar nga Francesca Fagnani dhe që transmetohet të martën, më 27 maj në “Rai 2”. Sulmuesi italian ka folur për karrierën e tij, të kaluarën dhe të ardhmen.

“Mund të kisha bërë më shumë, por jam i lumtur”, – tha ai me sinqeritet. Lidhur me klubin ku luan aktualisht, Genoa, Balotelli pranoi: “Faleminderit tifozëve që më duan, por kam bërë një zgjedhje të gabuar për tipin e klubit”.

Duke folur për të ardhmen, “SuperMario” e përjashtoi rikthimin në futbollin italian apo europian: “Është e vështirë që të luaj sërish në Itali apo në Europë. A kam një ide për të ardhmen? Po, Amerika. Do të luaj edhe dy ose tri vite dhe pastaj do të ndalem. Do të jetë një traumë fizike, por gjithçka që rrotullohet rreth futbollit nuk do të më mungojë. Futbolli është një botë e rreme, nuk kam asgjë për t’i pasur zili Messit apo Ronaldos”.

Nuk munguan edhe batutat për dy figura të mëdha të futbollit botëror. Për ish-trajnerin e tij, José Mourinho, Balotelli tha: “Unë dhe Mourinho ishim dy kokëfortë, kjo dihet. Megjithatë, për nga karakteri ai është më keq se unë”.

Ndër momentet më pikante të intervistës ishte një episod me Francesco Tottin: “I shkrova: pse më godite? Dhe ai m’u përgjigj: sa keq që nuk të godita mirë”.

Pra, një Balotelli si gjithmonë, pa filtra, i drejtpërdrejtë dhe karizmatik, i cili përkundër gjithçkaje mbetet një nga personazhet më interesantë të futbollit italian.

 

Po ndodh...

ide