
“Më bëri presion Napoli”, Rrahmani sqaron deklaratën që krijoi polemika

Pas fitores së çmuar ndaj Islandës në Ligën e Kombeve, kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, dha disa deklarata që fillimisht dukeshin si një zbulim i disa presioneve të bëra nga Napoli për të mos luajtur me Kombëtaren.
Fjalë këto që vetë kapiteni i ka sqaruar menjëherë në profilin e tij në “Instagram”, duke thënë se bëhej fjalë vetëm për një përkthim dhe interpretim të gabuar të intervistës së tij pas ndeshjes.
“Kam pasur shumë dyshime nëse të luaja apo jo, sepse kam dalë nga ndeshja e fundit me disa probleme katër ditë më parë dhe kam pasur edhe pak presion nga klubi për të mos luajtur, por vendosa të dal në fushë dhe ia vlejti”, kjo ishte deklarata e dhënë nga Rrahmani para sqarimit në rrjetet sociale.
“Kuptimi i fjalës presion varet nga konteksti dhe gjuha”, ka shkruar mbrojtësi i Napolit duke korrigjuar deklaratën. “Në këtë rast në italisht kuptimi i duhur do të ishte ‘shqetësim’”.
“Shqetësim sepse katër ditë më parë kisha dalë nga fusha për një problem fizik”, vazhdoi Rrahmani. “Së bashku me mjekët e Napolit dhe të Kosovës vendosëm që mund të luaja dhe ia vlejti, sepse fituam”. “Gjithmonë i gatshëm për Kosovën dhe për Napolin”, përfundoi mbrojtësi që u vendos në qendër të mediave me deklaratën e tij, e cila u duk fillimisht se Napoli po bënte presion që ai të mos luante. Megjithatë, kapiteni i Kosovës sqaroi gjithçka.

ide

Koha nuk i dha të drejtë Rama& Berishës, për asgjë deri tani

Katet Rama-Berisha kanë hipotenuzë mashtrimin!

Berishës dhe Ramës kurrizin, aman Bashës...dhëmbët!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128