Mediat serbe tregojnë detajet: Ja pse mund t’i dënojë FIFA për ndeshjen vendimtare me Shqipërinë

10 Shtator 2025, 23:03 / SPORT ALFA PRESS
Mediat serbe tregojnë detajet: Ja pse mund t’i dënojë FIFA

Tifozët serbë mund ta pësojnë pas thirrjeve nacionaliste në duelin ndaj Anglisë.

FIFA po shqyrton mundësinë e një dënimi të ri ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë, dhe kësaj radhe nuk do të jetë vetëm një kufizim i numrit të shikuesve, por stadiumi “Rajko Mitiç” në Beograd mund të mbyllet plotësisht për ndeshjen ndaj Shqipërisë.

Lajmin e ka raportuar gazeta serbe “Alo”.

Ndeshja Serbi-Shqipëri është planifikuar të zhvillohet më 11 tetor në Beograd, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Sipas mediave serbe, dënimi i mundshëm lidhet me thirrjet “Kosova-Serbia” gjatë ndeshjes Serbi-Angli, e zhvilluar të martën mbrëma në Beograd, ku Anglia fitoi 0-5. 

Në qoftë se kjo gjë ndodh, atëherë do të ishte një bonus shumë i madh për Kombëtaren e Silvinjos. 

Po ndodh...