Merkato e kuqezinjve/ Nga stoli në sulm, Milani synon ‘kostumin’ italofil

6 Prill 2025, 13:09 / SPORT ALFA PRESS

Merkato e kuqezinjve/ Nga stoli në sulm, Milani synon
Me Paratiçin, Taren apo d’Amikon si drejtor sportiv, Milani do të ndjekë rrugën e afrimeve me pasaportë italiane. Sipas “Corriere dello Sport” në listën e merkatos kuqezi janë që tani emra si:

Federiko Kieza, Lorenco Luka dhe Rikardo Orsolini, profile të konsideruara shumë interesante, edhe pse jo saktësisht me çmime të leverdisshme. Për qendërsulmuesin, për shembull, Udineze kërkon nga 30 deri në 35 milionë.

Anësori i Bolonjës vlerësohet pak a shumë në të njëjtën mënyrë, por në këtë rast kuqezinjtë mund të ulin çmimin duke përfshirë Pobegan në marrëveshje, tashmë kuqeblu dhe protagonist i një sezoni të mirë. Ndryshe është situata për Kiezën, i cili praktikisht nuk ka gjetur kurrë hapësirë në Liverpul dhe mund të vijë si huazim me ambicien për të treguar veten dhe për të fituar një vend në ekipin kombëtar për Botërorin e ardhshëm.

Milani më italian, megjithatë, nuk do të ndalet këtu: Brajan Kristante, të cilin Roma e ka propozuar vazhdimisht si këmbim në marrëveshjen e Salemekers, konsiderohet një profil interesant, qoftë edhe vetëm sepse mund të përfshihej në listën e mundshme të UEFA-s, si produkt i ekipit të të rinjve.

DERI NË STOL – Lorenco Pelegrini, i cili tashmë e ka bërë të qartë se nuk dëshiron të rinovojë me Romën kontratën e tij aktuale që skadon në vitin 2026, është marrë në konsideratë. E njëjta gjë vlen edhe për disa mbrojtës, nga Diego Kopola i Veronës te Pietro Komuco, për të cilët, megjithatë, Fiorentina kërkon rreth dyzet milionë. Italiani i fundit në vend që mund të zinte vendin e Theo Hernandez në rast të largimit të francezit: ky është Destini Udoxhe, një lojtar megjithatë i lidhur me Paratiçin dhe që duhet të rrëmbehet nga Totenhem, që shpesh ka rezultuar një “dyqan” shumë i shtrenjtë. E gjithë kjo, ndër të tjera, më pas duhet të vlerësohet me miratimin e trajnerit të ri. E cila, edhe në këtë rast, sigurisht që do të jetë italian. Dihen emrat, nga Konte te Alegri e deri te De Zerbi. Zgjedhja, megjithatë, ende nuk është bërë.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128