
Mesfushori Bondo rrëfen muajt e parë kuqezi: Milani si një ëndërr, do të jetë faji im nëse dështoj

Në shtator do të mbushë 22 vjeç, por prej të paktën shtatë vitesh stërvitet me profesionistë. Uorren Bondo, thuajse një javë më parë, debutoi te Milani ku mbërriti pasi u ble te Monza. Mesfushori më i ri kuqezi, lidhur me përvojën e tij milaniste, ka dhënë edhe një intervistë.Mund të na thoni se si mbërritët te Milani?
Le të themi se çdo gjë u krye për dy orë, kjo është e bukura (qesh). Kur u hap merkato e janarit, unë planifikoja të qëndroja në Monza. Kisha dëgjuar që Milani ishte i interesuar, por asgjë konkrete. Ditën e fundit të merkatos, rreth orës 14:00, mësova se Benaser po largohej për në Marsejë. Nuk kisha asnjë mendim tjetër në atë moment, përveçse në orën 17:00 xhaxhai im, i cili është menaxheri im, më telefonoi për të më thënë se Milani më kërkonte dhe se do t’i bënte ofertë Monzas. Më pyeti se çfarë doja të bëja dhe unë iu përgjigja: Po shkoj. Tre vjet më parë pata mundësinë të takoja me Maldinin dhe Masarën, por asokohe nuk ndodhi asgjë. Kontaktet me drejtuesit nuk u ndalën asnjëherë, ndaj edhe negociatat nuk zgjatën shumë. E gjetëm akordin menjëherë, ashtu si edhe klubet.
Si kanë shkuar këto muaj të parë si kuqezi?
Edhe në situatat më të komplikuara, siç kur më thanë se nuk do të luash as në Monza, se do ta shkatërroja veten atje, nuk më ka zënë paniku. Çdo gjë po shkon mirë edhe tani. E dija se nuk ishte çështje niveli nëse nuk do të isha titullar. Çdo futbollist është i aftë për autokritikë dhe e di nëse e ka nivelin e duhur apo jo. Nuk e dija se do të luaja për Milanin, por e dija që do të hapeshin dyert nëse luaja për Monza dhe se opinionet e njerëzve do të ndryshonin. Kur shkova të luaja për Francën U20 vitin e kaluar, e kuptova se mund të arrija nivelin e një klubi si Milani. Pata edhe fat.
A ju bën nënshkrimi për Milanin të ndiheni sikur jeni në një botë të re?
Kur shkon në një restorant në Milano, njerëzit të shikojnë, të kërkojnë fotografi. Në Monza mund të shkoja të blija bukë në furrë, këtu te Milani është më e ndërlikuar. Je më i ndjekur, më i kërkuar dhe ke edhe më shumë detyrime mediatike. Ka shumë risi me pak fjalë.
Dhe si po shkon integrimi juaj në klub? Çfarë roli kishin lojtarët francezë në skuadër?
Më bënë të ndihem i mirëpritur. Jusufi (Fofana), Rafael (Leao), i cili flet shumë mirë frëngjisht… Sa për Rafaelin, duhet ta dini se e kam njohur mirë falë ish-bashkëlojtarit tim te Monza, Deni Mota, i cili gjithashtu flet frëngjisht. Ai është një mik i tij dhe unë kam qenë gjithmonë me të. Kështu që kishte një lidhje mes nesh dhe Rafaeli ishte i lumtur me ardhjen time. Me francezët ishte e natyrshme. Në mensë u ula direkt pranë Fofananë, Menjanë e Teon… Ata më lehtësuan integrimin dhe çdo ditë vëzhgoja metodat e tyre të punës. Janë kampionë.
Kur arrini në një klub legjendar si Milani, cila është gjëja më tronditëse?
Niveli i trajnimit, pa dyshim, infrastruktura, mënyra se si menaxhohesh, je në një mjedis jashtëzakonisht komod. Te Milani gjithçka nevojitet për të qenë i suksesshëm, kështu që nëse nuk ia dal, faji do të jetë i imi. Gjithçka që duhet të bëj është të luaj futbollin tim, sepse janë në kushtet më të mira të mundshme.
Cilat janë synimet tuaja personale me Milanin nga tani deri në fund të sezonit?
Dua të lë gjurmë te Milani. Kualifikimi në Ligën e Kampionëve është i vështirë, por duhet të provojmë. Kanë mbetur edhe 10 ndeshje, kështu që ne mund t’ia dalim. Fitimi i Kupës së Italisë është gjithashtu një objektiv.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128