Messi nuk di të ndalet, bën arritjen historike
2 Dhjetor 2025, 00:03 / SPORT

Inter Miami siguroi finalen e madhe të MLS-së pasi fitoi 5-1 ndaj New York Cityt në finalen e Konferencës Lindore.
Skuadra e Lionel Messit do të përballet me Vancouver-in e Thomas Muller në duelin vendimtar. Messi regjistroi një tjetër arritje historike, duke u bërë lojtari me më shumë asiste në historinë e futbollit, 405 në total.
Ai theu rekordin e mëparshëm të Ferenc Puskas me 404 asiste. Argjentinasi fitoi gjithashtu trofeun e 47-të në karrierë. Inter Miami shkon në finale me moral të lartë pas një paraqitjeje bindëse.
Vancouver mbërrin në ndeshjen e fundit në formë të mirë dhe shihet si një kundërshtar i fortë. Finalja pritet të jetë një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit në MLS.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


