Milan zhgënjen në ndeshjen e fundit, vetëm barazim ndaj Salernitanës
25 Maj 2024, 23:08 / SPORT

Milan e ka mbyllur sezonin e Serie A me barazim zhgënjyes. Kuqezinjtë nuk shkuan më shumë se 3-3 ndaj Salernitanës, në ndeshjen e luajtur në Milano.
Ekipi vendas zgjidhi takimin që në pjesën e parë. Leao dhe Giroud vendosën sfidën në shinat e duhura, ndërsa goli i Hernandez u anulua. Kujtojmë se sonte u luajt ndeshja e lamtumirës për trajnerin Pioli dhe për sulmuesin Giroud.
Në pjesën e dytë, Simy ngushtoi shifrat, ndërsa Calabria riktheu qetësinë për ekipin e tij. Salernitana mori një pikë, pas golave në fund të Sambias dhe Simyt.
Milan renditet i dyti.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



