Milani zgjidh një telash, zyrtarizon rinovimin me titullarin e padiskutueshëm

3 Mars 2025, 19:17 / SPORT ALFA PRESS

Milani zgjidh një telash, zyrtarizon rinovimin me titullarin e

Në një periudhë mjaft të errët për Milanin vjen një lajm i mirë për kuqezinjtë. Tijjani Reijnders ka rinovuar sot kontratën e tij me klubin kuqezi duke e çuar tashmë fundin e saj në vitin 2030.

Reijnders, i afruar si një goditje e rëndësishme në vitin 2023, është kthyer shpejt në një nga emrat më të rëndësishëm të skuadrës, një titullar i pazëvendësueshëm në mesfushë me një rol vendimtar në të dy fazat e saj.

Kur firmosi dy vite më parë, ai siguroi një rrogë prej 1,7 milionë eurosh në sezon. Tashmë rroga e tij do të jetë 3,5 milionë euro në sezon plus bonuse, një dyfishim i menjëhershëm i përfitimeve të lojtarit, për të shmangur tundimin nga klube të tjera.

“Jam krenar që rinovova pas një viti e gjysmë, është si të jem në një familje. Pres me padurim sezonet e ardhshme. Milani është si shtëpia ime e dytë, jam i lumtur. Është një moment i vështirë, duhet të bëjmë mirë që të jemi më të fortë. Duhet të vazhdojmë të besojmë te ajo që po bëjmë”, tha mesfushori duke dalë nga klubi pas firmës me kuqezinjtë.

 

ide