
Mohamed Salah bën gati valixhet: Janë gjashtë muajt e fundit të kontratës, askush nga klubi nuk ka folur për rinovimin

Një nga lojtarët më të kërkuar në treg është Mohamed Salah. Sulmuesi egjiptian 32-vjeçar i Liverpoolit, ku luan që nga viti 2017, ka kontratën që i skadon në qershor të vitit të ardhshëm dhe ka konfirmuar për Sky Sports UK që nuk ka ndërmend ta rinovojë atë me Reds.
“Me të vërtetë dua të fitoj Premier League. Është viti im i fundit në klub, kështu që dua të bëj diçka të veçantë për qytetin.”
Sulmuesi shtoi: “Askush nga klubi nuk më ka folur, nuk ka asnjë të re apo përparim për rinovimin. Ende besoj se skuadra ka nevojë për një trofe. Gjysma e skuadrës është ende këtu si unë, Trent Alexander-Arnold, Virgil Van Dijk, Alisson, Andy Robertson. Është e nevojshme për ne që të fitojmë një tjetër trofe,” – përfundoi Salah – “përpara se të largohemi të gjithë.”

Një herë për Berishën tani për veten, "8 Janari" i dytë i Ramës!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128