
Mrekulli arkitekturore me 100 mijë ulëse, si do duket stadiumi i ri i Manchester United

Manchester United ka njoftuar planet për të ndërtuar gjatë pesë viteve të ardhshme një stadium novator, që do të jetë më i madhi në botë, me një kapacitet prej 100 mijë spektatorësh dhe një investim prej rreth 2 miliardë eurosh.
Lajmi u publikua nga klubi dhe Sir Jim Ratcliffe, bashkëpronar i klubit, konfirmoi ndërtimin e një objekti të ri sportiv, i cili do të zëvendësojë 'Old Trafford', shtëpinë historike të 'Djajve të Kuq' që nga viti 1910.
Vendimi i Manchester United erdhi pas një procesi të gjatë vlerësimi, ku u krahasuan disa opsione; rinovimi i stadiumit aktual ose ndërtimi i një tjetri krejtësisht të ri. Në fund u preferua opsioni i dytë, me idenë e vendosjes së strukturës së re në një zonë jo shumë larg impiantit aktual.
Projekti iu besua arkitektëve të 'Foster and Partners', të cilët zbuluan në kanalet sociale të klubit, dizajnin futuristik të stadiumit, i cili do të marrë formën e një ombrellë të madhe.
Kreu ekzekutiv i firmës arkitekturore, Lordi Norman Foster i tha BBC-së: "Ky është një nga projektet më emocionuese në botë. Stadiumi i ri do të jetë në krye të një ombrellë të madhe që do të mbledhë energji dhe ujë shiu, duke mbuluar një shesh publik që do të jetë dy herë më i madh se Sheshi Trafalgar."
Megjithatë, shpallja e projektit nuk është pa paqartësi. Një nga shqetësimet kryesore është financimi i projektit, duke qenë se Manchester United aktualisht ka një borxh prej më shumë se 1 miliardë eurosh.
Krahas kësaj janë edhe vështirësitë në fushë të një skuadre që nuk arrin të rikuperohet nga një moment negativ. Pavarësisht vështirësive ekonomike dhe të tjerave, klubi duket i vendosur për të çuar përpara këtë iniciativë ambicioze, e cila nëse realizohet, mund të përfaqësojë një nga risitë më të mëdha në botën e futbollit.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128