MUNDJE/ Europiani në Sllovaki, Albina Drazhi ndalet në kualifikuese
10 Prill 2025, 19:08 / SPORT

Në Kampionatin Europian të Mundjes që po mbahet në Bratislavë të Sllovakisë që prej datës 7 prill, Shqipëria përfaqësohet edhe në kategorinë e femrave.
Albina Drazhi konkurroi dje në peshat 68 kg për Kombëtaren Kuqezi të Mundjes, por pa mundur që të lërë shumë gjurmë. Ajo u mposht që në raundin e parë kualifikues, duke e mbyllur aty eksperiencën e saj në Europian.
Albina Drazhi u mund me rezultatin 10-0 nga rusja Alina Shauchuk në një duel shumë të vështirë. Me gjithë përpjekjet, 27-vjeçarja shqiptare nuk ia doli përballë një kundërshtareje tepër të fortë.
Garat e Shqipërisë në Europian do të vijojnë nesër në stilin greko-roman, me Kevin Kupin në peshat 77 kg, ndërsa do të mbyllen të premten me Gjetë Prengën në peshat 67 kg.
Po ndodh...
ide
Jemi dëshmitarë të batërdisë, që po bëhet në Vlorë!
Nga Gjergj Nika
Pse PD nuk e trondit as disidenca as dorëheqjet?
Nga Mero Baze
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



