Napoli refuzon ofertën e Liverpool për Osimhen, kërkon 75 milionë euro

29 Qershor 2025, 23:28 / SPORT ALFA PRESS

Napoli refuzon ofertën e Liverpool për Osimhen, kërkon 75

Victor Osimhen vazhdon të jetë në qendër të merkatos së verës. Sulmuesi nigerian i Napolit pritet të largohet nga klubi, por negociatat për transferimin e tij janë larg përfundimit.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, Liverpool ka bërë një lëvizje konkrete për të siguruar shërbimet e Osimhen.

Kampionët e Premier League kanë ofruar një marrëveshje shkëmbimi, duke propozuar Darwin Núñez dhe Federico Chiesa në drejtim të Napolit.

Klubi italian ka refuzuar ofertën, duke e konsideruar të papërshtatshme për vlerën dhe rëndësinë e lojtarit.

Pavarësisht faktit që Osimhen ka vetëm një vit të mbetur në kontratë, presidenti Aurelio De Laurentiis ka vendosur një çmim të qartë për largimin e tij, plot 75 milionë euro.

Napoli synon të përfitojë maksimalisht nga shitja e sulmuesit, i cili sezonin e kaluar u dha në huazim te Galatasaray pas një mosmarrëveshje me Napolin.

Me interesimin e vazhdueshëm nga klubet elitare si Chelsea, PSG dhe Manchester United, gara për nënshkrimin e tij është larg fundit.

 

Po ndodh...