Nderohet Franz Beckenbauer, Superkupa e Gjermanisë do të mbajë emrin e legjendës

11 Dhjetor 2024, 22:41 / SPORT ALFA PRESS

Nderohet Franz Beckenbauer, Superkupa e Gjermanisë do të mbajë
Federata Gjermane e Futbollit dhe Liga Gjermane e Futbollit kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe kanë vendosur që të ndryshojnë emrin e Superkupës së Gjermane, e cila që tani e tutje do të jetë “Kupa Franz Beckenbauer”.

Lajmin e bënë me dije mediet gjermane, të cilat kanë njoftuar se nga finalizimi i marrëveshjes mungon shumë pak, vetëm disa detaje.

Edicioni i parë i trofeut me emrin e ri do të mbahet më 16 gusht të 2025-ës.

Beckenbauer, i cili vdiq në moshën 78-vjeçare më 7 janar, fitoi tituj të panumërt me Bayern Munich dhe ishte presidenti i tyre më vonë. Ai ngriti Kupën e Botës si lojtar dhe trajner dhe solli Kupën e Botës 2006 në Gjermani.

Po ndodh...

ide