Ndërpritet përfundimisht ndeshja e Shqipërisë U-21, shkak reshjet e shiut

21 Nëntor 2023, 17:24 / SPORT ALFA PRESS

Ndërpritet përfundimisht ndeshja e Shqipërisë U-21, shkak

Reshjet e shumta të shiut që po bien në Malin e Zi, kanë bërë që të ndërpritet ndeshja Mali i Zi U-21 – Shqipëri U-21 e vlefshme për kualifikueset e Europianit të kësaj grupmoshe.

Fusha e blertë u mbulua nga uji dhe kur nuk kishte kaluar gjysmë ore lojë, pikërisht minuta 27,  zyrtarët kanë vendosur që ta ndërpresin takimin.

Ndeshja mes Malit të Zi U-21 dhe Shqipërisë U-21 nuk do të zhvillohet gjatë ditës së sotme.

Më vonë do të mësohet edhe vendimi se kur do të rifillojë dhe data kur do të luhen minutat e mbetura të ndeshjes, e cila deri në momentin e ndërprerjes ndodhej në shifrat 0-0.

Po ndodh...

ide